×
  • Sport
  • Sport

    Talenti kosovar, në prova te Fenerbahçe, dhe dy klube të Serie A

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 15:36

    Futbollistët kosovarë po pushtojnë çdo ditë e më shumë ligat më të forta të Evropës.


    Miris Hoti, talenti 19-vjeçar prizrenas, është emri më i ri i cili së shpejti pritet t’i bashkohet një skuadre të madhe nga Evropa, shkruan Reporteri.net

    Hoti ka qenë pjesë e grupmoshave të Kukësit dhe Teutës, ndërsa ka djersitur edhe fanellën e skuadrës së Veleçikut, e cila bën pjesë në një rang më të ulët të garave në Shqipëri.

    Ish-futbollisti i Kukësit dhe Teutës, prite të udhëtojë këto ditë për në prova tek gjiganti turk Fenerbahçe, aty ku pak minuta më parë u zyrtarizua si futbollist i ri i kësaj skuadreje edhe Vedat Muriqi.

    Në një bisedë me Reporteri.net, Hoti ka treguar se përpos Fenerbahçes, do të ketë prova edhe në skuadrat e Serie A, tek ajo e Atalantas dhe Chievos.

    Ai është shprehur mjaft entuziast për këto udhëtime dhe ka treguar se është stërvitur fort që prej lëndimit që e mbajti atë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ai beson se do të ketë sukses në këto prova dhe me shumë gjasë do të bëhet pjesë e njërës prej skuadrave të lartcekura.

    Talenti prizrenas ka thënë për Reporteri.net se ka pasur edhe ftesa nga grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, por për shkak të lëndimit që e kishte pësuar, nuk kishte mundur të grumbullohej.

    Mirisi ka thënë se në të ardhmen do t’i mbrojë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës, nëse veç ftohet nga Përzgjedhësi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!