×
  • Sport
  • Sport

    Tare i mbyll derën largimeve te Lazio: Në janar ruajmë boshtin

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 20:10

    Suksesi në finalen e Superkupës së Italisë ka rritur pritshmëritë te Lazio.


    Kryeqytetasit mposhtën 3-1 Juventusin në Riad më 22 dhjetor dhe kjo sjell pasoja te menaxhimi i skuadrës, me drejtorin sportiv, Igli Tare që i duhet të ruajë organikën aktuale.

    Diçka që e ka aprovuar edhe ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili për “Corriere dello Sport” ka deklaruar se do të ruajë standartin e performancës pasi do të ruaj boshtin e skuadrës aktuale.

    “Kjo është Lazio i së ardhmes, një formacion që është rezultat i punës së shumë njerëzve. Merita e rezultateve të marra nuk është e imja, e një ose dy personave, por e përpjekjeve të bëra nga të gjithë ata që punojnë për këtë skuadër. Tani jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Duhet të jemi të mirë në luftimin dhe ruajtjen e këtij standardi të performancës deri në fund për të arritur qëllimet tona. Në janar tregu nuk ofron mundësi të mëdha pasi lojtarët më të mirë qëndrojnë në skuadrën aktuale,” përfundoi Tare.

    Lazio po zhvillon edhe një sezon fantastik në kampionat, ku pas 16 takimeve të para ka grumbulluar 36 pikë, duke qënë 6 pikë larg kreut që mbahet nga Inter dhe Juventus, me kryeqytetasit që kanë edhe një takim për të zhvilluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!