×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po e vrasin mendjen, kush është trajneri frymëzues i Jurgen Kloppit?

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 12:14

    Jurgen Klopp aktualisht është njëri nga trajnerët më të mirë në botë


    Trajneri gjerman e ka shndërruar Liverpoolin në një skuadër të papërballueshme për çdo kundërshtarë, shkruan Reporteri.net

    Në njërën nga intervistat e fundit gjermani është pyetur se cili është trajneri që e ka pasur ai si model.

    Klopp kishte zgjedhur Arrigo Sachin si një trajner frymëzues për të.

    “Unë mund të marr shumë gjëra nga shumë trajnerë, por e vetmja mundësi është kur ti punon bashkë me ta. Unë jam një admirues, pa e njohur nga afër dhe kam pasur vetëm një bisedë telefonike me Arrigo Sachin,” ka thënë Klopp.

    “E njihja sigurisht, por u përfshiva pak më shumë në punën e tij kur ish-trajneri im, Wolfgang Frank, më solli të gjitha videot e tij. Pash 20-30 apo 500 video të stërvitjes së Milanit në atë kohë,”.

    Sachi në të kaluarën e tij ka qenë trajner i Milanit ku ka fituar shumë trofe. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!