×
  • Sport
  • Sport

    Të “veçantat” brenda palestrës në Istog që u ndërtua pas 16 vitesh – tualeti pa ndarje, kulmi që pikon e parketi i kalbur

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 9:52

    Në fotografitë e publikuara në javët e fundit, palestra në Istog duket bukur. Ka pamje të bukur nga jashtë e po ashtu hapësira e brendshme, aty ku luhen ndeshjet, duket mirë. Të paktën fotografitë e shfaqin të tillë.


    Por, objekti sportiv i hapur javë më parë ka shumë probleme në brendi. Madje ka edhe shumë gjëra të pakuptimta brenda kësaj palestre.

    Ndër të tjerash, pesë guacat në një prej tualeteve të palestrës, që ka nisur të ndërtohet 16 vjet më parë, janë në të njëjtën hapësirë. Nuk ka asnjë ndarje mes guacave, kurse pamjet e tyre kanë shërbyer si objekt talljeje në rrjetet sociale.

    Palestra, që u hap me një ndeshje ndërkombëtare në hendboll, ani pse nuk është bërë ende pranimi teknik i punëve, pritet të mbyllet sërish. Në palestër duhet bërë investime të reja në kulmin që pikon. Për më tepër, 500 metra parket duhet ndërruar, meqë për shkak të reshjeve është kalbur.

    Ndërtimi në tërësi i palestrës në Istog, siç është thënë më herët nga zyrtarë të MRKS-së, shtetit i ka kushtuar mbi dy milionë euro.

    Më i ashpëri në reagimin për punimet që janë bërë në palestrën në Istog ka qenë trajneri i klubit të basketbollit Istogu, Fikret Shatri. Shatri është edhe zyrtar në MKRS, përkatësisht në Departamentin e Sportit.

    Shatri ditë më parë publikoi pamje nga brendia e palestrës. Ai madje, në videoincizimin e publikuar në faqen personale në “Facebook”, përshkruan në detaje gabimet që, sipas tij, janë bërë në objekt.

    “Plani i projektimit të palestrës është i dështuar, sepse nuk është bërë fizibiliteti i kushteve dhe karakteristikave të Istogut, ku fryn erë e madhe. Amortizimi i strukturës së betonit për shkak të tejzgjatjes së projektit. Paaftësia e kompanisë që ka fituar tenderin e montimit të kulmit të palestrës, ku paratë paguhen e kulmi pikon, ku si rezultat kemi kalbjen e parketit të ri i cili është vendosur para dy muajsh dhe MKRS shpenzon përsëri mjete financiare për kulm”, ka thënë Shatri.

    Ai ka shtuar se palestra ka probleme edhe me instalim të rrymës, ujit dhe se vendosja e dyshemeve është amatoreske.

    “Sidomos amortizimi i dyshemesë te hapësira e ngrohësit të sallës, vendosja e keqe e qeramikës, rrethojës së metaltë, ku tri rende karrigesh bllokohen. Problem shumë i madh do të jetë edhe dielli në palestër. Pastaj edhe ndriçimi nuk është në standarde të parapara”, ka theksuar Shatri.

    Sipas tij, palestra nuk është dashur të hapej derisa ende nuk ka pranim teknik të punëve.

    MKRS-ja e dinte se guacat në tualet nuk do të kenë ndarje

    Ushtruesi i detyrës së sekretarit të MKRS-së, Ibër Alaj, ka thënë se hapja e palestrës është bërë për të mirën e sportit. Ai thotë se disa punë nuk i kanë pëlqyer, në veçanti guacat e vendosura në një prej tualeteve e që është pa ndarje.

    “Palestra është në fazë të ndërtimit, por ne kemi bërë përjashtim që klubi i Istogut të luajë në fazë kualifikuese në garat ndërkombëtare të EHF-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!