×
  • Sport
  • Sport

    Telashe të reja për Juventusin, Prokuroria: Diploma e Suarez ishte farsë, drejtuesit bardhezinj ndikuan në nivele të larta

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 13:51

    Luis Suarez ishte pranë Juventusit në merkaton e verës. Uruguajani që la Barcelonën për Atleticon e Madridit iu nënshtrua një testi të gjuhës italiane duke marrë edhe Diplomën.


    Megjithëse nuk kaloi në Itali, Prokuroria e Perugias ka hetuar Universitetin e Umbrias për lëshime në nivelin e testit. Sot në mëngjes, Guardia di Finanzia vazhdoi zbatimin e vendimit për pezullimin me tetë muaj të rektorit Giuliana Grego, drejtorit Simone Oliveiri dhe profesorëve që morën në pyetje Suarez.

    Akuzat janë më të rënda, teksa Juventus implikohet në ndërhyrje në nivele të larta për të marrë testimin. Në Itali theksojnë se pyetjet sulmuesi I dinte para kohe dhe provimi ishte një farsë.

    “Nga hetimetdoli që përmbajtja e testit i ishte komunikuar më parë vetë lojtarit, duke arritur të paracaktonte rezultatin e provimit, për t’iu përgjigjur kërkesave që ishin bërë nga Juventusi, me qëllim të arritjes së një përgjigje pozitive. Pra e gjitha ishte një farsë”, thuhet në akuzën e Prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!