×
  • Sport
  • Sport

    Ten Hag merr vendim për Onana pak para kalimit të tij tek Interi

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 17:26

    Sipas De Telegraaf, trajneri i ardhshëm i Manchester United, Erik ten Hag, nuk do të llogaris në Andre Onana në ndeshjet e fundit të sezonit të Ajax-it, përcjell Reporteri.net.

    Reprezentuesi i Kamerunit është rikthyer së fundmi në lojë pas një ndalimi të diskutueshëm për doping.

    Megjithatë, ai nuk ka qenë në maksimumin e tij dhe bëri disa gabime në disa ndeshje vendimtare, duke përfshirë ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League kundër Benfica-s në mars.

    Sipas gazetës holandeze De Telegraaf, trajneri i ardhshëm i Man United, Ten Hag, nuk do të llogarisë më tek ai për ndeshjet e fundit të sezonit.

    Siç raporton Football Italia, Onana shkoi në pushime në vendlindjen e tij dhe nuk do të kthehet në Amsterdam para përfundimit të sezonit.

    Onana do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë dhe tashmë ka kryer testet mjekësore me gjigantët e Serie A.

    Më pak se dy javë më parë, ai u ofendua nga tifozët e Ajax-it gjatë fitores 2-1 kundër Sparta Rotterdam, në ndeshjen e tij të fundit në Amsterdam, por kamerunasi nuk u mërzit.

    “Nuk më prekin ngacmimet e tyre, nuk më intereson fare. Ata mund të këndojnë, të qajnë dhe të bëjnë çfarë të duan” tha ai për ESPN.

    “Nuk jam në formën time më të mirë tani, kjo është e vërteta. Nuk kam luajtur për shumë kohë! Nëse zemërohen, është problemi i tyre, nëse janë të trishtuar, është problemi i tyre. Kështu u bëra kjo që jam. Është jeta ime, më lejoni të shkruaj historinë time.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!