Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar pak momente më parë kampionët e Kosovës, Feronikelin të cilët pritet sot ta zhvillojnë një miqësore me Milanin.
Skuadra kampione e Kosovës do të ndeshet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me 7-herë kampionët e Evropës, Milanin, shkruan Reporteri.net
E kur kanë mbetur disa orë nga fillimi i ndeshjes, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kushtuar një vizitë atyre në hotelin ku po qëndrojnë.
Ai ka kërkuar që sonte të gjithë ta përkrahim Feronikelin.
“Para ndeshjes me Milanin, takova lojtarët e Feronikelit-kampion i Kosovës në futboll. Sonte, të gjithë me Feronikelin! Shihemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ndryshe ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Kujtojmë që Gazeta Online Reporteri.net ishte e para që raportoi për ardhjen e gjigantit italian në Kosovë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.