×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Barcelonës dëshirojnë që Jurgen Klopp ta zëvendësojë Ernesto Valverden

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 12:38

    Liverpool do të mundohet që ta mbajë këtë skuadër të jashtëzakonshme për aq kohë sa të jetë e mundur.


    Nëse ata do të shesin ndonjë nga lojtarët e ekipit të parë, do të jetë e vështirë që t’i zëvendësojnë ata me futbollistë të tjerë, përcjellë Reporteri.net.

    Sidoqoftë, njeriu që ata thjesht nuk mund ta përballojnë ta humbin është menaxheri i tyre, Jurgen Klopp.

    Klopp nuk do të jetë përgjegjës përgjithmonë, por zëvendësimi i tij do të jetë praktikisht i pamundur.

    Por, nuk është befasi nëse shohim klube të mëdha Evropiane që e kërkojnë atë.

    Mediat këtë javë raportuan se tekniku i Liverpoolit bisedoi në telefon me drejtuesit e Paris Saint-Germain, ndërsa ata u përpoqën ta joshnin atë në Francë. Përgjigja e Klopp ishte një JO e madhe.

    Dhe tani, Klopp paraqet në kopertinën e parë të gazetës spanjolle, Mundo Deportivo.

    Gazeta ka realizuar një anketë në rrjete sociale dhe Klopp ka dalë në krye si opsioni i preferuar për të zëvendësuar Ernesto Valverde.

    Nga 80% e njerëzve dëshironin që Valverde të largohej dhe Klopp fitoi votat me 33.6%.

    Ronald Koeman nuk ishte shumë larg me 31.96%, ndërsa selektori i Belgjikës Roberto Martinez mori 17.21%.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!