×
  • Sport
  • Sport / Foto

    Tifozët e PSG-së koreografi gjigante për largimin e Mbappe, klubi e përcjell pa ceremoni

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 23:13

    Kilian Mbape ka vendosur që të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni dhe këtë e bëri publike edhe pak ditë më parë.

    Një largim që ka hidhëruar tifozët e PSG-së, të cilët shihnin te ai shansin që mund të kishin për të fituar Ligën e Kampioneve.

    Sigurisht, në klubin francez nuk e kanë pritur aq mirë këtë vendim dhe nuk është bërë asnjë komunikatë publike për lojtarin.

    Për më tepër, klubi nuk organizoi as një ceremoni simbolike për francezin, në ndeshjen e fundit që luante sot PSG për këtë sezon në stadiumin e vet.

    Megjithatë, kanë qenë vetë ultrasit ata që kanë nderuar sulmuesin. Para sfidës, ata shpalosën një koreografi gjigande kushtuar atij, teksa vetë Mbape qëndronte i emocionuar para tribunës së tyre duke i falënderuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!