Tifozët marokenë dhe ata francezë u përleshën mes vete pas ndeshjes gjysmëfinale që këto dyja kombëtare i luajtën mes vete.
Ata hodhën mjete piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës.
Mediat raportuan se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Montepellierit.
Policia franceze e mobilizuar në maksimum për këtë ndeshje ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Franca tashmë e ka siguruar finalen në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”
“Gjelat” fituan me rezultat 2:0 ndaj Marokos.
Skuadra e Didier Deschamps do të luajë të dielën kundër Argjentinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.