×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët masakrojnë mbrojtësin e Wolvesit, thonë se ai e ka kurdisur ndeshjen kundër Liverpoolit

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 10:26

    Liverpooli mbrëmë mezi fitoi përballjen shumë të vështirë në udhëtim te ëolves[2-1]


    Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar me anë të Henderson në minutën e tetë, shkruan Reporteri.net

    Jimenez barazoi rezultatin në minutën e 51-të dhe më pas nga ky moment Wolves pati edhe raste të tjera të mira shënimi, por nuk arritën që ta mposhtin më Alisson Beckerin.

    Derisa ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq Firmino, i cili në minutën e 84-të kaloj lehtësisht Conor Coady të Wolves dhe kështu shënoi golin e fitores.

    Tifozët kanë akuzuar Coadyn, ku pretendojnë se ai qëllimisht rrëshqiti në mënyrë që sulmuesi brazilian ta kishte më lehtë për të shënuar.

    Coady është një djalosh i lindur në Liverpool si dhe ka dalur nga akademia e këtij klubi dhe fansat pretendojnë që ai i ndihmoi ‘Të Kuqtë’ që ta fitojnë këtë takim.

    p1dvb6cka3103v1oja1gls1ukgaa3f.jpg“Kështu, Coady, kapiteni i ëolvesit bëri dy gabime në golat e Liverpoolit, ai ka lindur në Liverpool dhe ka luajtur për ta. Kontrollojeni këtë si ndeshje të kurdisur,” ka shkruar një tifoz në Twitter.

    p1dvb6d2ur1r8g1i7r1rnte1s1hj.jpg
    “Haha! Conor Coady kurdisi ndeshjen? Unë po flas për rrëshqitjen të cilën e bëri në kohën kur ai po luan më së miri, shokuese është se pse kundër Liverpoolit? Kë e mbështet ai,” thotë një tjetër.

    p1dvb6bjg41rri15bh14ls63coje9.jpg
    “Mbrojtje e tmerrshme nga Conor Coady, literalisht ai e la Firminon që të kalonte,”.

    p1dvb6cdiq1vt043fng1rsf5ird.jpg
    “Conor Coady duhet të hetohet për ndeshje të kurdisur, sepse çfarë dreqin ishte ajo?!,”.

    Liverpooli pas kësaj fitore grumbullon 67 pikë pas 23 ndeshjeve të luajtura në Premier Ligë dhe kryeson i vetëm tabelën me 16 pikë më shumë se City. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!