×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët po thonë ‘Solskjaer ik’, drejtuesit e Unitedit marrin vendim për të ardhmen e trajnerit norvegjez

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 13:48

    Ole Gunnar Solkjaer do të vazhdojë të mbetet trajner i Manchester Unitedit pasi ka përkrahjen e drejtuesve të klubit


    Manchester United pasi humbi derbin nga Liverpooli në fundjavë[2-0], vazhdoi me paraqitje të tmerrshme edhe ndaj Burnleyt, ku mbrëmë u mposhtë në shtëpi me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht formës së dobët të skuadrës dhe rezultateve negative, drejtuesit e klubit po i besojnë plotësisht Solskjaerit, ani pse tifozët dëshirojnë shkarkimin e tij.

    Manchester United është në vendin e pestë në tabelë me 34 pikë pas 24 xhirove në Premier Ligë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!