×
  • Sport
  • Sport

    Tifozit me nevoja të veçanta të Chelsea-t, iu rrezikua jeta nga gjesti i shëmtuar i tifozëve të Liverpoolit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 14:30

    Një tifoz 9-vjeçar i Chelsea-t, me nevoja të veçanta ka kërkuar ndihmën e parë pasi një tifoz i Liverpoolit hodhi një bombë tymi në pjesën ku po qëndronin tifozët e Chelsea-t gjatë ndeshjes të së dieles.


    Donte Patterson-Stanley duhej të dërgohej në zonën e ndihmës së parë, pasi thithi tymin, ku mjekët e kontrolluan atë dhe e vendosën atë menjëherë në atomizues për t’i hapur atij rrugët e frymëmarrjes, shkruan Reporteri.net

    Ai i kishte sytë e kuq, të kruar dhe të njomur dhe ishte kollitur gjatë gjithë kohës. Kjo përvojë e keqe e la fëmijën ‘të hutuar dhe të shqetësuar’.

    Nëna e tij poashtu ka rrëfyer të njejtin verzion duke thënë se fëmija i saj është traumatizuar duke mos e ditur se çfarë po ngjante. Ai madje ka mbetur i sëmurë në krevat për shkak të këtij incidenti.

    Ishin tifozët e Liverpoolit që vetëm pak orë para ndeshjes kishin ‘gozhduar’ tifozët e Chelsea-t duke thënë se ata janë tifozët më të këqinj në botë, për shkak të thirrjeve raciste që ata i kishin bërë në drejtim të Mo Salah.

    Tani janë ata që vijnë me gjestin më të shëmtuar që një tifoz mund ta bëjë, duke rrezikuar jetën e shumë personave në stadium.

    Policia e Merseyside është duke e hetuar tashmë incidentin e së dieles./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!