Florent Hadërgjonaj nuk është i kënaqur me tretmanin që po ia bën trajneri i Huddersfieldit
Florent Hadërgjonaj nuk është duke pasur minutazhë të mjaftueshme te Huddersfieldi dhe shumicën e kohës është duke e kaluar në bankë rezervë, shkruan Reporteri.net
‘Tigri’ i Kombëtares së Kosovës në intervistën e fundit ka thënë se ka biseduar me trajnerin Danny Cowley.
“Trajneri ka folur me mua, nuk është një situatë e lehtë për mua,” ka thënë Hadërgjonaj.
“Ekipi po luan mirë dhe unë jam duke e pritur rastin tim. Natyrisht, nuk jam i lumtur. Unë dua të luaj, kjo është normale për një futbollist profesionist, unë dua të luaj në çdo ndeshje. Mirëpo, për momentin kjo është situata dhe do ta shohim më vonë.
“Unë dua të kthehem sa më shpejtë të jetë e mundur në 11-shen e parë, ky është objektivi im. Unë ushtroj fort dhe dua t’ia demonstroj trajnerit se jam i gatshëm. Kur të më jepet rasti për të luajtur, dua ta ndihmoj ekipin sa të mundem,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.