×
  • Sport
  • Sport

    Titulli i La Ligas tani është në dorën e Barcelonës

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 7:19

    Fitorja ndaj Valladolidit sonte edhe pse minimale është jashtëzakonisht e rëndësishme për Barcelonën, pasi i afrohet liderit të tabelës, Atletico Madridit në vetëm një pikë.


    Me nëntë ndeshje të mbetura, lufta për titull të kampionit në elitën e futbollit spanjoll është bërë më e ashpër se kurrë më parë.

    Vetëm tri pikë i ndajnë mes vete Atletico Madridin, Barcelonën dhe Real Madridin, teksa këto dy të fundit ia dolën ta shkrijnë epërsinë e madhe të pikëve që kishte ekipi i Diego Simeones.

    Tani gjithçka është në dorën e Barcelonës. Nëse katalunasit i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të shpallen automatikisht kampionë të La Ligas.

    Por, ata do të përballen në vazhdim me dy pretendentët tjerë për titull kampioni, Atleticon dhe Realin.

    Fillimisht, të shtunën do të luhet derbi i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, kurse në javën e 35-të, Barcelona përballet edhe me Atletico Madridin.

    Pra, Messi e Barcelona mjafton të fitojnë nëntë ndeshjet e mbetura për ta ngritur në qiell një tjetër trofe të La Ligas.

    Përveç që janë fuqishëm në garë për La Liga, Barcelona do të luajë edhe në finale të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos më 17 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!