×
  • Sport
  • Sport

    “Tokio 2020”, shtohet numri i sportistëve pozitivë, izolohet delegacioni çek

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 18:17

    Varianti Delta i koronavirusit po shkakton probleme të ndryshme. Shumë persona janë vaksinuar, por të tjerë po infektohen e po rezultojnë pozitivë.


    Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në periudhën 23 korrik-8 gusht. Shumë skuadra kombëtare kanë mbërritur në kryeqytetin e Japonisë.

    Një tjetër sportist i ekipit olimpik të Çekisë është infektuar me koronavirus. Pas Ondrej Perusic dhe Simon Nausch (volejboll plazhi), ka rezultuar pozitive me Covid-19 edhe Pavel Sirucek.

    Ky i fundit garon në sportin e ping pongut. “Jemi të gjithë në izolim për shkak të infektimeve të fundit“, u shpreh Martin Doktor, shefi i delegacionit çek.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!