×
  • Sport
  • Sport

    Tomas Bach: Olimpiada e Tokios mund të anulohet

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 8:10

    Çështja e zhvillimit të Lojërave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet në debat.


    Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga Koronavirusi.

    Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bach, shprehet se lojërat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.

    Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojërave Olimpike.

    “Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojërave” – shprehet ai për BBC Sport.

    Bach shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!