Francesco Totti është një ikonë te Roma dhe personi më i dashur në kryeqytetin e Italisë
Totti luajti 786 ndeshje me Romën ku edhe realizoi 307 gola. Gjatë karrierës së tij ai refuzoi Realin për t’i qëndruar besnik Romës, shkruan Reporteri.net
Por, tani është zbuluar një detaj interesant për të. Ai planifikonte që ta humbiste një penallti në ndeshjen e tij të fundit me Genoan që Gjallorosët e fituan 3-2.
What a way to bow out! Roma beat Genoa 3⃣-2⃣ in Francesco Totti’s last game to finish 2nd in Serie A and seal a #UCL group stage place ??? pic.twitter.com/62Wg396MHi
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 28, 2017
Mbrojtësi brazilian i Romës, Juan Jesus e ka dhënë një deklaratë të çuditshme gjatë një interviste në vendlindjen e tij në lidhje me kapitenin legjendar të Romës.
“Përpara ndeshjes Totti na tha që në rast se do të ketë mundësi për ta ekzekutuar një penalti, ai nuk do të realizonte. Por, do ta dërgonte topin drejt tifozëve”.
Totti planifikonte ta dërgonte topin te tifozët në shenjë falenderimi për të gjithë mbështetjen që ia kishin dhënë.
Megjithatë plani i Tottit dështoi pasi në takimin e fundit kundër Genoas nuk ishte akorduar ndonjë penalti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.