Mbrëmë z.Albin Kurti publikoi ofertën që i kishte bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar koalicionin qeveritar, por e cila ishte refuzuar. Në pikën 3 të saj, shkruhej kërkesa e partisë së z.Mustafa e ku parashihej shpërbërja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kosova sipas asaj që tha mbrëmë z.Kurti, do të mbetej pa ministri të Kulturës dhe Sporteve për herë të parë në histori të saj.
Kultura do t’i bashkohej ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke e zgjatuar akronimin në MAShTKR, ndërsa Sporti do t’i bashkohej Ministrisë së Shëndetësisë, një ndër më problematiket në dekadat e fundit.
Periskopi pyeti trajnerin më të suksesshëm në futbollin kosovar, kampionin e shumëfishtë Afrim Tovërlanin, se çka mendonte për një gjë të tillë.
“Çka të them përveç që jemi vend i eksperimenteve dhe i budallakive,” – shkruan z.Tovërlani.
Më tej, ai deklaron se është gabim shumë i madh “shpërbërja e ministrisë së sportit dhe bashkëngjitja e saj me ndonjë ministri tjetër.
Me shumë të drejtë, z.Tovërlani deklaron se “Sporti është i vetmi që në vitet e fundit ka bërë shumë në arenën ndërkombëtare, dhe se për Kosovën është folur me pozitivitet”.
Në mënyrë ironike, z.Tovërlani deklaron se “ky vend [Kosova] është kah shkon për lesh”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.