×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Hungarisë: Ekipi im luajti një ndeshje jashtëzakonisht të mirë taktike ndaj Francës

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 20:30

    Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi ka thënë se është i lumtur me ekipin e tij pas barazimit të madh ndaj Kombëtares së Francës.


    Hungaria mori një barazim të madh 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ të Budapestit në kuadër të Grupit F në Euro 2020.

    Golat në këtë përballje u shënuan nga Attila Fiola (45+) për Hungarinë dhe Antoine Griezmann (66’) për Francën.

    Ky barazim e ka bërë të lumtur trajneri e Hungarisë, Rossi, i cili gjithë suksesin ia ka atribuuar lojtarëve të tij.

    “Skuadra ime luajti një ndeshje jashtëzakonisht të mirë taktike dhe e zhvilloi lojën me guximin dhe zemrën e duhur. Unë vetëm mund t’i falënderoj ata”, ka thënë fillimisht Rossi pas ndeshjes.

    “Në ditët e sotme, shumë trajnerë janë të bindur se ekipi fiton për shkak të taktikave të trajnerit. Ata janë gabim. Lojtarët janë gjithmonë personazhet kryesorë. Sot ata u paraqiten shkëlqyeshëm. Ishte e paimagjinueshme”.

    “E dinim se do të kishte momente të vështira gjatë ndeshjes, kur gjërat nuk shkuan siç dëshironim, por ne po punojmë për t’i përballuar ato”.

    “Ne kemi lojtarë të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë fortë çdo ditë për të përmirësuar veten. Kemi kufijtë tanë, por me të vërtetë rritet për të ardhmen”.

    “Kur u takova për herë të parë me skuadrën, u thashë djemve se kushdo që është në ekipin kombëtar duhet të jap më të mirën. Zemra është gjëja më e rëndësishme në futboll”, përfundoi trajneri i Hungarisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!