Sot zhvillohen tri ndeshjet të forta në Superligën e Kosovës në futboll.
Takimi i parë është ai ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës që nis nga ora 15:00, ndërsa Drenica – Drita dhe Gjilani – Ulpiana fillojë nga ora 16:00, shkruan Reporteri.net
Kampioni aktual Prishtina që nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon sot do të ballafaqohet me Dukagjinin që e pret një ndeshje mjaft e vështirë.
Gjilani e pret Ulpianën, kurse sfida kryesore do të jetë ajo ndërmjet Drenicës dhe Dritës.
Drenica që po vazhdon të befasojë në këtë fillim të edicionit të ri ka 10 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, kurse Drita është një pozitë më poshtë me tetë pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.