×
  • Sport
  • Sport

    Turneu i boksit në Shqipëri kthehet në tragjedi, humb jetën boksieri bullgar

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 19:28

    Një boksier bullgar humbi jetën gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night” që po mbahet në qytetin e Shkodrës.


    Sportisti bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke u ndeshur me boksierin durrsak Ardit Murja.

    Ndihma e shpejtë dhe mjekët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të bullgarit, por nuk kanë bërë të mundur ta mbajnë atë në jetë. Burimet bëjnë me dije se shkaku i vdekjes ka qenë ataku kardiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!