×
  • Sport
  • Sport

    U ble për 126 milion euro nga Atletico, Felix befason me deklaratën

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 10:27

    Vite e fundit shumë skuadra po bëjnë “çmenduri” sa i takon vlerës së tregut të transferimeve për futbollistët.


    Në merkaton e verës Atletico Madrid derdhi në arkat e Benficas 126 milionë euro për kartonin e Joao Felix. Talenti portugez nuk ka bindur plotësisht në gjysmën e parë të sezonit me fanellën e Los Colchoneros duke pasur shumë ulje-ngritje, siç deklaron vetë ai në një intervistë:

    “Pasi firmosa me Atleticon mendova: “Kam kushtuar 126 mln euro”. Megjithatë çmimi i kartonit nuk po kushtëzon paraqitjet e mija, unë përqëndrohem vetëm tek fusha e lojës. Po punoj për të patur më shumë benzinë në trup. Që në momentin që topi do të vendosë të hyjë, atëherë golat do të vinë njëri pas tjetrit. Jam i sigurt për këtë, të gjitha sakrificat e mija do të shpërblehen”, deklaroi Joao Felix.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!