Lazio është padyshim skuadra e momentit në futbollit italian. Bardhekaltrit kanë regjistruar 10 fitore rresht shtuar këtu edhe Superkupën kundër Juventusit.
Igli Tare dhe i gjithë stafi i kryeqytetasve kanë bërë një punë kolosale duke organizuar një ekip me pretendime dhe garanci.
Platforma Mediaset ka vendosur Thomas Strakoshën si thesarin më të vlefshëm të Lazios, dhe jo pa arsye.
I blerë sa një veturë ose ndoshta më pak, portieri tani është kthyer në garanci mes shtyllave, duke shtuar dhe pretendentë për shërbimet e tij.
24-vjeçari i lindur në Athinë që luan me përfaqësuesen kuqezi, u ble për 75 mijë euro, dhe tani vlen jo më pak se 25 milionë euro, minimumi i shifrës që vlerësohet në treg, e madje dhe për kaq, Lazio ka refuzuar ta shesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.