×
  • Sport
  • Sport

    U turpërua nga Atalanta, Pioli e thotë atë që të gjithë ne e dimë: Ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 21:50

    Milani sot u mposhtë nga Atalanta me rezultat të thellë prej 5-0


    ‘Rossonerët’ treguan një paraqitje katastrofale dhe u turpëruan nga Atalanta në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 17-të në Serie A, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes, Stefano Pioli, trajneri i skuadrës ka thënë se ky nuk është Milani i vërtetë.

    “Ne e gabuam ndeshjen kundër ekipit më të dobët të mundshëm me të cilin mund ta kishim bërë atë,” ka thënë Pioli.

    “Është e qartë se ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë, sepse kohëve të fundit kemi bërë paraqitje të forta në ndeshje të tjera. Duhet të marrim edhe disa nga fajet, sepse kemi bërë gabime dhe duhet të punojmë. Ky ekip nuk mund të jemi ne,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!