×
  • Sport
  • EURO 2024

    Lukaku sërish shënon, VAR-i sërish anulon – s’ka gol për Belgjikën

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 19:51

    Sulmuesi Romelu Lukaku, katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt ka arritur që të shënojë golin e barazimit për Kombëtaren e Belgjikës. Por kjo u anulua pas rishikimit të golit përmes VAR-it, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Goli i parë i 30-vjeçarit u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa i dyti, i shënuar në minutat e fundit u anulua për lojë me dorë. Në të dy rastet intervenoi VAR-i.

    Belgjikës i anulohet goli shkaku i pozitës jashtë loje

    Belgjika luan me Sllovakinë në Frankfurt në xhiron e parë të Grupit E të Euro 2024.

    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi të hënën Rumania e mposhti Ukrainën me rezultatin 3:0.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!