×
  • Sport
  • EURO 2024

    “Nuk do të mbledh plehrat e të tjerëve”, Schmeichel iu përgjigjet veprimeve provokative të tifozëve serbë

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 10:09

    Tifozët e Serbisë ishin skandalozë në ndeshjen ndaj Danimarkës me veprimet e tyre, duke sulmuar edhe portierin e Danimarkës, Kasper Schmeichel.

    Këto sulme i komentoi edhe ai vetë.

    “Nuk mund të mendoja kurrë të hedh diçka te një person tjetër vetë, por nëse ata e duan atë, atëherë kjo është në rregull me mua. Mund të thuash se thjesht largon vëmendjen nga lojtarët e tu ,” tha Schmeichel.

    Në një pjesë të ndeshjes u duk se situata doli jashtë kontrollit, tifozët u paralajmëruan përmes sistemit të komunikimit publik që të ndalonin hedhjen e gotave në fushë, të cilat në një moment i mblodhi dhe i hoqi nga fusha, që dëshmuan turpin e tifozëve të Serbisë, të cilët vazhdimisht prodhojnë skena të tilla.

    “ Nuk ishte qëllimi im të provokoja, por nuk do të vrapoj e të mbledh plehrat e të tjerëve”, thotë Schmeichel.

    U përleshën me policinë gjermane, thirrje kundër Kosovës e në fund tifozët serbë gjuajtën me gjësende portierin e Danimarkës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!