Emri i alpinistes nga Kosova, Uta Ibrahimit do të gdhendet përgjithmonë në lartësitë e alpinizmit me një rekord të ri.
Ajo është bërë alpinistja e parë nga Kosova që ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë, të njohura si “tetëmijëshat”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Këtë sukses ajo e kulmoi me ngjitjen në Kangchenjunga (8,586 metra), maja e tretë më e lartë në botë.
Uta më 13 prill të muajit të kaluar kishte njoftuar për nisjen në ekspeditën në Kançenjungua.
Rrugëtimi i saj në alpinizëm filloi në vitin 2017, kur bëri bujë si gruaja e parë shqiptare që ngjiti Everestin (8,848 metra), majën më të lartë të globit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.