×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha vjen me një postim emocional pas rikthimit nga lëndimi

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 13:33

    Valon Berisha ishte futbollisti më i mirë padyshim në ndeshjen që Kosova e humbi 5:3 ndaj Anglisë.


    Mesfushori kosovar u kthye të startonte një ndeshje nga minuta e parë pas një kohë bukur të gjatë për shkak të lëndimit, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo, ai ia ktheu besimin trajnerit Challandes pasi shkëlqeu në çdo aspekt të lojës, duke shënuar dy gola.

    Ai ka postuar në rrjetin social Instagram ku ka shkruar se sa krenar është për Kosovën dhe që iu rikthye futbollit.

    “Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, duke përfaqësuar gjakun tim, familjen time, vendin tim. Si në humbje dhe në fitore ne do të qëndrojmë gjithmonë së bashku!
    “Pas 7 muajve i lënduar ndihem i bekuar që jam rikthyer në fushë dhe e kam mundësinë pēr të dhënë kontributim tim ashtu siç unë dua.
    “Nuk është rezultati që ne dëshronim mirëpo do të luftojmë më shumë në të ardhmen. Ju tifozë jeni më të mirët në botë, faleminderit!”, ka shkruar Berisha.

    Ndryshe, Valoni u shpall futbollisti i ndeshjes nga BBC dhe u vlerësua në top 4 e paraqitjeve individuale të mbrëmjes, së bashku me Cristiano Ronaldon, Jadon Sanchon dhe Cenk Tosun./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!