Qendërmbrojtësi i Real Madridit , Raphael Varane beson se skuadra e tij do të jetë në gjendje të ndalojë Lionel Messi nëse ata punojnë së bashku në këtë drejtim.
Messi nuk ka arritur të shënojë në tre paraqitjet e fundit në “El Clasico”, dhe sot pritet që të bëjë një paraqitjet të mirë, kjo do t’i irritojë tifozët e Realit, pasi “jashtëtokësori” tani numëron plotë gjashtë “Topa të Artë”, shkruan Reporteri.net.
Luis Suarez dhe Antoine Griezmann gjithashtu kanë shënuar katër gola mes tyre në dhjetor, por Varane insiston se e vetmja mënyrë për ta ndaluar Messin, është nëse i gjithë ekipi veprojnë së bashku.
“Ai është një lojtar special dhe ju nuk mund ta mbroni atë si çdo lojtar tjetër,” tha Varane.
“Ai ka karakteristikat e tij dhe ai kërkon përqendrim të madh nga ju dhe ju duhet ta mbroni atë së bashku me shokët tuaj të skuadrës”.
“Duhet të punojmë së bashku për ta ndaluar atë, duhet t’i lëmë atij sa më pak hapësirë që është e mundur”, përfundoi ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.