Vashat e Kosovës rikthehen sonte në aksion, përballen me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës për femra ka arritur mbrëmë në Turqi ku sot do të zhvillohet ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.


Ndeshja do të luhet në stadiumin “Emirhan Sport Center” në Antalia me fillim nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Vashat e “Dardanëve” janë akomoduar në hotelin “EmirHan Hotel” në Magnavat ka edhe kanë përfunduar seancat e fundit stërvitore para ndeshjes e cila vlen për Euro 2021. Në krye me përzgjedhësen Afërditë Fazlija, Kosova u përgatitë në teknika dhe taktika të ndryshme të parashtruara nga ajo.

Në prag të ndeshjes thuhet se është duke mbretëruar një atmosferë shumë e mirë dhe emëruesi i shtabit teknik dhe i futbollisteve është shprehur optimist për sot duke kërkuar rezultat pozitiv. Ndonëse janë me mungesa të shumta të futbollisteve cilësore, ato nuk do të dorëzohen, përkundrazi ato do hynë në ndeshje vetëm për fitore.

Në radhitje tabelare Kombëtarja e Kosovës për femra qëndron e katërta me nëntë pikë të tubuara ndërsa Turqia është në vendin e gjashtë, pozitë kjo e fundit në tabelë, me vetëm një pikë në radhët e saj.