Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer te Mallorca dhe ka filluar menjëherë stërvitjet.

Muriqi kishte një aventurë të mirë me Kosovën në dy ndeshjet e UEFA Nations League ku shënoi dy gola.

Sulmuesi kosovar realizoi një dy golësh ndaj Qipros.

Reklamë

Kujtojmë që Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, por duket se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe ai tashmë ka filluar stërvitjet me klubin nga La Liga.

Të shtunën, Mallorca luan në shtëpi ndaj Villarrealit.

Reklamë