×
  • Sport
  • Sport

    Video që ta këput shpirtin, momenti kur Kobe i tregonte vajzës së tij se si duhet të luajë basketboll

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 10:27

    Bota e sportit janë të pikëlluar nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të legjendës së basketbollit në NBA, Kobe Bryant.


    Kobe së bashku me vajzën e tij Giannen dhe 7 persona të tjerë që gjendeshin në helikopter, janë aksidentuar dhe që të gjithë kanë humbur jetën, shkruan Reporteri.net.

    Basketbollist më i mirë i të gjitha kohërave nuk jeton më, por vepra që ai la pas do të kujtohet gjithmonë nga dashamirët e Basketbollit e njerëzit e sportit në përgjithësi.

    Një video që po qarkullon në rrjetin social “Twitter”, shihet Kobe duke i dhënë instruksione vajzës së tij, Gianna, në një ndeshje basketbolli.

    Kujtojmë se Kobe në një ndeshje të sezonit të rregullt në NBA shënoi plot 81 pikë. Ndeshja ishte ndaj Toronto Raptors, dhe mbahet mend si një ndër paraqitjet më të mira të ndonjë lojtari në histori./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!