×
  • Sport
  • Sport

    Vinicius: Dua të qëndroj në Madrid përgjithmonë, shpresoj që Perez ta shohë këtë intervistë

    Reporteri
    02 Qershor 2024 | 12:10

    Vinicius Jr. shënoi golin e dytë të finales për Real Madridin në Wembley, teksa Bardhezinjtë mposhtën Dortmundin me rezultatin 0-2, për të fituar Ligën e Kampionëve.

    Braziliani, kontrata e të cilit është deri në vitin 2027, tha pas ndeshjes: “Shpresoj që presidenti [Florentino Pérez] të jetë në gjendje ta shohë këtë intervistë dhe të vazhdojë kontratën time edhe një herë.

    “Dua të qëndroj këtu [në Real Madrid] përgjithmonë.

    “Lojtarët me 6 tituj të Champions League si Nacho, Modric, Carvajal, Kroos? Ne, të rinjtë, duam të bëjmë të njëjtën gjë”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!