×
  • Sport
  • Sport

    Vojvoda shënon sukses të jashtëzakonshem me Torinon

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 17:55

    Mbrojtësi i njohur i Kombëtares së Kosovës e njëkohësisht klubit italian, Torino ka shënuar një sukses të jashtëzakonshem këtë javë, përcjell Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për Mërgim Vojvodën, duke qenë se ai është bërë pjesë e formacionit të javës sipas “WhoScored.com”.

    Ndërkaq, veç Vojvodës gjendet edhe mbrojtësi i kësaj skuadre, apo shoku i skuadrës së tij, Bremer.

    Skuadra ku luan mbrojtësi kosovar ka barazuar me skuadrën e Interit, teksa deri në fund ishin duke udhëhequr me rezultatin.

    Veç të tjerash ata protestuan edhe për një penallti, e cila qarkulloi në mediat italiane si skandal, por që referi nuk kishte akorduar penallti.

    E, mbrojtësi kosovar është pjesë e Torinos që nga viti 2020, ku ishte transferuar nga St. Liege.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!