×
  • Sport
  • Sport

    Vokrri për sulmin ndaj Frashërit: Dënimi duhet të jetë shembullor

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 17:08

    Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, thotë se sulmi ndaj porterit të FC Ballkanit është një gjë e tmerrshme, teksa vlerëson se sjelljet e tilla nuk kanë vend në futbollin kosovar dhe një gjë e tillë duhet dënuar në mënyrë shembullore.

    Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net, Vokrri shprehet i shqetësuar për sulmin që i kanë bërë tifozët e skuadrës së Gjilanit sulmuan portierin e skuadrës së Ballkanit, Stivi Frashëri. Sipas Vokrrit nuk mund të lejohet hyrja e tifozëve në stadium në atë mënyrë.

    “Kjo është e tmerrshme. Absolutisht e tmershme është kjo gjë. Sjelljet e tilla nuk kanë vend në futbollin kosovar. Nuk e di se si mund të lejohet një gjë e tillë, që të futen në atë mënyrë tifozët ashtu, edhe pse në këtë stadium nuk është hera e parë”, thotë Vokrri.

     

    Ndërkaq, sa i përket dënimit të mundshëm nga Federata e Futbollit të Kosovës, Gramoz Vokrri vlerëson se dënimi duhet të jetë shembullor, anipse i njëjti nuk ka njohuri se si funksionon një gjë e tillë brenda Komisionit Disiplinor të FFK-së.

    “Po dënimi duhet të jetë shembullor. Kjo duhet të dënohet. Unë nuk e di se si funksionon Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit, por po them që dënimi duhet të jetë shembullor”, u shpreh për Gazetën Online Reporteri.net ai.

    Veç të tjerash, Zyrtari i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka theksuar se autorët e sulmit ndaj portierit, Stivi Frashëri ende nuk janë kapur, por Policia e Kosovës po bën të pamundurën që ta bëjë një gjë të tillë.

    Vlen të përmendet se zyrtarët e Federatës së Futbollit ende janë deklaruar se çfarë masa do të ndërmarrin kundër klubit të Gjilanit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!