×
  • Sport
  • Sport

    Wanda për Lukakun: Ai do ta shikojë Ligën e Kampionëve nga televizioni

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 14:37

    Gruaj e Icardit dhe njëherit edhe agjentja e tij, ka komentuar paraqitjet e fundit të Lukakus në Inter.


    Ardhja e Lukakut nga Manchester United verën e kaluar në mënyrë efektive i dha fundin Mauro Icardit në San Siro.

    Icardi kishte shiritin e kapitenit për Nerazzurri dhe për vite me radhë krijoi telashe për skuadrat kundërshtare, por mosmarrëveshjet e nxehta mes lojtarit dhe klubit në vitin 2019 e panë atë të humbasë kapitenin dhe madje edhe vendin e tij në ekip.

    Ndërkohë, Wanda ka gjetur kohë të tallet me Interin, duke iu kujtuar atyre se ata nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve pas eliminimit në fazën e grupeve.

    “Do të ishte mirë të shohim [Lukakun] edhe në ndeshje të mëdha. Ai nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Ai do të shikojë fazën e nokautit në TV”, tha Wanda për Tiki Taka kur thuhej se ish-lojtari i United ishte më shumë një lojtar i ekipit se Icardi.

    “Numri 9 i fundit shënoi vetëm rreth 150 gola për Interin”.

    ”Lukaku ishte kritikuar pas Ligës së Kampionëve, tani ai është vlerësuar si një fenomen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!