×
  • Sport
  • Sport

    Wengeri i quan budallenj lojtarët e PSG-së, pas humbjes kundër City

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 9:32

    Arsene Wenger i ka quajtur budallenj lojtarët e Paris Saint-Germain për, siç ka thënë, lojën agresive dhe emocionale që iu kushtoi me një disfatë 2:1 kundër Manchester City në gjysmëfinalen e parë mes vete në Ligën e Kampionëve të martën.


    Marquinhos e kaloi PSG-në në epërsi herët në pjesën e parë, por City u përmirësua dukshëm në pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin përmes Kevin De Bruyne, harkimi i të cilit i la shtangur të gjithë, përfshirë portierin Keylor Navas, transmeton Gazeta Express.

    Riyad Mahrez pastaj e shfrytëzoi një hapësirë në murin e PSG-së për ta depërtuar topin nga gjuajtja e lirë e përtej Navasit, duke ia siguruar Cityt një epërsi prej 2:1 para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme.

    PSG-ja mbeti me 10 lojtarë në fushë në pjesën e dytë, po ashtu, pasi Idrissa Gueye u përjashtua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të fëlliqur ndaj Ilkay Gundoganit.

    Dhe Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, beson se dështimi i plotë i PSG-së në pjesën e dytë ndodhi për shkak të mungesës së disiplinës.

    “Përse e shtrin një lojtar në fushë nëse lojtarët e tjerë në mur e hapin murin? Mendoj se goli i dytë nuk aspak i pranueshëm në këtë nivel”, tha Wenger.

    “Nuk është hera e parë që i sheh lojtarët duke e kthyer shpinën në mur. City e shfrytëzoi këtë”.

    Wenger shtoi: “Në pjesën e dytë, PSG-ja ishte provokatore, jo më progresive. Pas rezultatit 1:1 ata dështuan plotësisht. Ata u bënë agresivë dhe emocionalë në një mënyrë që do ta quaja budallaqe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!