×
  • Sport
  • Sport

    Ylli shqiptar me një ndërhyrje heroike ia mohoi fitoren Milanit

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 20:05

    Marash Kumbulla dëshmon sërish se është mbrojtës vendimtar.


    19-vjeçari i kombëtares së Shqipërisë arriti të mbronte barazimin e vyer 1-1 të Veronës kundër Milanit në “San Siro”. Kuqezinjtë mund të kishin marrë fitoren në minutat e fundit të takimti nëse qendërmbrojtësi Kumbulla nuk do t’i mohonte golin Kastijehos.

    Në minutën e 93-ë të sfidës 1-1, Milan ka një shans të artë për të fituar takimin kur Kastijeho duhej të shënontë një gol të thjeshtë me gjysmën e portës së boshatisur, por Kumbulla devijon me këmbë goditjen e spanjollit, e cila për fatin e mirë të Veronës godet shtyllën.

    Falë paraqitjet së sotme, Kumbulla është vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane duke i dhënë notën 6.5.

    Marash Kumbulla (6.5): Elegant dhe i saktë. Ka talent dhe personalitet. Do të ishte interesante ta shikonim atë në përballje me gjigantin Ibrahimoviç.

    Ndërhyrja shpëtimtare e Marash Kumbullës ndaj Milanit on Vidnews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!