×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen emrat e futbollistëve të nominuarë për ‘Lojtari i Shekullit’

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 23:30

    Topi i Artë nuk do të jepet në këtë vit, mirëpo do të jetë një çmim edhe më i madh si ai i ‘Lojtari i Shekullit’, edhe pse kanë kaluar vetëm 20 vite nga ky shekull.


    France Football vendosi që të mos e jepte Topin e Artë, shkaku që pandemia me coronavirus ndërpreu futbollin nga muaji mars deri në atë qershor.

    Vendimi që u mor është final dhe nuk ka kthim mbrapa, derisa Robert Lewandwoski cilësohej si favoriti për ta rrëmbyer çmimin më të madh individual.

    Por, sulmuesi polak mund të kënaqet me atë se është në mesin e 28 futbollistëve të dominuar për çmimin e lojtarit të shekullit.

    Çmimi i madh do të dhurohet nga Globe Soccer Awards, e organizuar nga EFAA (Asociacioni Evropian i Agjentëve të Lojtarëve), e në Twitter janë publikuar nominimet.

    Duket qesharake që të vendosësh në fillim të shekullit se kush është lojtari më i mirë, në vend se të caktohej se kush ishte lojtari më i mirë i këtyre 20 viteve të fundit.

    Globe Soccer Awards ka filluar të jap këtë çmim nga viti 2010, dhe në vitin 2012 e kishte shpallur Diego Maradonan si ‘Lojtari i Shekullit’.

    Në këto nominime nuk do të jenë vetëm lojtarët, pasi aty përfshihen edhe klubi i shekullit, trajneri i shekullit dhe agjenti i shekullit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!