×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fjalët që McGregor ia tha Cerrones pasi e nokautoi atë për 40 sekonda

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 10:53

    Conor McGregor fundjavën e kaluar e mposhti Donald Cerronen pas vetëm 40 sekondave në UFC 246


    Ndeshja që u prit me shumë bujë të madhe shkaku i rikthimit në oktagon të irlandezit përfundoi për më pak se 1 minut, shkruan Reporteri.net

    McGregor e fitoi me nokaut, por menjëherë pas fitore ai shkoi te Cerrone ku ia tha disa fjalë.

    “Donald, unë të dua. Ato të goditje me shpatulla të thyen eh?,” ka thënë McGregor.

    Këto goditje të shpatullave nga McGregor thuhet se kanë çuar në fraktura të shumta fytyrën e Cerrone dhe amerikani tani do të jetë për rreth 6 muaj jashtë aktiviteteve të tij.

    Ndërsa video vazhdon, ku McGregor është parë duke thënë: “Punë e shkëlqyer, Donald. Respekt Donald.”

    Irlandezi pastaj i afrohet gjyshes së Cerrones, duke i thënë asaj:

    “Kam shumë respekt për ty, shumë respekt. Ju keni rritur një djalë të mbarë. Ju duhet të jeni krenare, seriozisht po ju them,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!