Kosova shpërdoroi disa raste për të siguruar një fitore ndaj Bullgarisë dhe tri pikë të para në Kualifikimet për Europian.
Një prej tyre ishte edhe një goditje e Edon Zhegrovës e cila përfundoi në publik, dhe më pas shkaktoi një përplasje mes lojtarëve, shkruan Reporteri.net.
Nga një fotografi e realizuar me një kamerë tjetër, shihet më qartë pse ndodhi përplasja dhe pse Zhegrova shpërdoroi një mundësi që mund t’i sillte fitoren Kosovës.
Siç shihet, Zhegrova zgjedh të gjuaj nga largësia në vend se të shërbente me top Besar Halimin i cili do të ishte i vetmuar në 16 metërsh.
Kjo më pas u shndërrua në arsye për përplasje në mes të dy lojtarëve, ku Zhegrova madje shihet teksa i thotë Halimi “Boll bre mo”.
Sidoqoftë, Kosova nuk arriti t’i merrtë tri pikë të merituara edhe për shkak të disa mundësive që i humbi Rashica e Muriqi./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.