×
  • Sport
  • Sport

    Zëdhënësi i federatës maqedonase: Sonte përballemi me vëllezërit tanë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 18:42

    Zëdhënësi i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Faton Zylbehari, e ka quajtur përballje vëllazërore ndeshjen e sontme me Kombëtaren e Kosovës.


    Në një prononcim nga Maqedonia e Veriut, Zylbehari derisa ka folur për përgatitjet, thotë se faktin se janë shqiptarë, askush s’mund t’ua mohojë.

    “Një ndeshje e karakterit të tillë e kërkon një angazhim të tillë, posaqërisht kur përballemi me vëllëzërit tanë”, tha ai, shkruan Klan Kosova.

    “Ndërsa ata që duan të fryjnë zjarr, kërkojnë arsye nga më të ndryshmet për të nxjerrë muhabete. Unë do ta shoh si dicka shumë të bukur, shumë miëqësore këtë përballje”.

    “Nuk është e lehtë, posaçërisht kur kemi COVID-19, meqë ka ndryshuar gjithë botën, e kjo na ka prekur edhe ne por e menaxhueshme ndonëse e vështirë”.

    “Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë vëllezërit tanë për mirëkuptimin – po flas për tifozët. Meqë ishim në ankth për këtë ndeshje”.

    “Kisha siklet sepse fajësohemi për gjërat që ne nuk jemi fajtor”.

    “Jemi të detyruar të jetojmë kështu. Ju jeni vëllëzër të mi, do jeni edhe pas ndeshjes, do jeni gjithmonë. Cilido qoftë Kosova apo Maqedonia që do të luanin me një kundërshtar tjetër edhe ne do ishim me ju edhe ju do ishit me ne”.

    “Në Maqedoni në federatë nuk mund të ketë ndarje. Ngacmim mund të ketë pasur, por qëllimi është i njëjtë”.

    “Nuk është qëllimi të fitohet Kosova apo Azerbejxhani apo Gjermania – ky është vetëm sport dhe ne do dalim të fituar nga kjo ndeshje”.

    “Kur them ne, ne askush nuk mund të na e mohojë apo ndalojë të quhemi vëllezër. Jemi shqiptarë, është një fakt i pamohueshëm dhe t’i gëzohemi njëri –tjetrit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!