Data 6 prill e cila ditë më parë zyrtarisht është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e Federatës të Futbollit së Kosovës, ka qenë shumë herë e kontestuar, megjithatë, ajo pavarësisht kontestimeve ajo është vendosur të mbahet për nesër.
Derisa zgjedhjet janë afër, të cilat janë paraparë të mbahen për nesër, nga FFK ende nuk ka asnjë njoftim për vendin dhe orën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
Të shqetësuar për mos dijen e orës dhe vendit ku do të mbahen zgjedhjet për të parin e FFK-së janë drejtuesit e klubeve, përfshirë edhe drejtorin e klubit të Dritës, Valon Zymberi.
“Shkeljet e vazhdueshme që janë bërë para mbajtjes së Kuvendin e kanë arritur pikun sot. Është paradoksale. Imagjinoni, ende nuk e dimë se ku do të mbahet Kuvendi dhe në çfarë ore”, thotë delagati i klubit gjilanas për Gazetën Express.
Ai e tregon edhe një tjetër fakt, i cili thotë se i mëshon vulë parregullsisë së Kuvendit.
“E çdo limit e kalon fakti se disa klube nuk e kanë marrë ende materialin e Kuvendit Zgjedhor. Na kanë treguar drejtuesit e këtyre klubeve, kjo është shokuese”, përfundoi Zymberi.
Edhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka e ka shprehur shqetësimin e tij për faktin se nuk e di ende se kur dhe ku saktësisht do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.
“Për momentin ka vetëm llafe. Herë thonë në orën 4 e herë në orën 5. Herë thonë në selinë e FFK-së e herë në hotel Emerald. Nuk po e dimë as vetë ku kemi me shku nesër”, theksoi ai
Ndërkaq, Agim Ademi nuk do të ketë asnjë kandidat kundër tij për të parin e FFK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.