×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova falënderon ekipin për sezonin e suksesshëm

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 14:14

    Edon Zhegrova e pati një sezon fantastik me Lillen, me të cilin e mbylli sezonin në katërshen e parë të Ligue 1.

    Dhe, kjo ia mundëson këtij ekipi që të luajë në garat evropiane edhe në sezonin e ardhshëm.

    E përfaqësuesi kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka përgëzuar shokët e skuadrës për sezonin e bërë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sezonit.

    “Punë mjaft e mirë e krejt ekipit, krenar me secilin. Faleminderit tifozëve dhe gjithkujt që na ka mbështetur gjatë këtij sezoni”, shkroi Zhegrova në Instastory.

    25 vjeçari e mbylli sezonin në Ligue 1 me 6 gola të shënuar dhe 6 asistime të bëra nga 33 ndeshje të zhvilluara.

    Në total, Zhegrova i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë 10 asistime në edicionin 2023/24.

    Falë paraqitjeve mbresëlënëse të sezonit që përfundoi, Zhegrova mund të transferohet në një klub më të madh evropian gjatë verës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!