×
  • Sport
  • Sport

    Zidane ka një statistikë brilante kundër Barcelonës në Camp Nou – A do t’ia prishë sonte Messi me shokë?

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 16:39

    Zinedine Zidane akoma nuk ka pësuar humbje në Camp Nou


    Trajneri francez nuk ka humbur në katër ndeshjet që i ka zhvilluar në Camp Nou kundër Barcelonës, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja e parë e Zidane si trajner i Realit në Camp Nou ishte në sezonin 2015/16 ku ‘Los Blancos’ fituan 2-1.

    Më pas në përballjen e Superkupës francezi e mposhti Barçën në Camp Nou me rezultat 3-1.

    Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale shënuan herën e fundit kur Zidane vizitoi “Camp Nou”, me Real Madridin që regjistroi një barazim 2-2.

    Se a do të vazhdojë ecuria pozitive e Zidane në Camp Nou mbetet të shihet sonte ku me fillim nga ora 20:00 do të përballen mes vete dy rivalët e përbetuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!