×
  • Sport
  • Sport

    Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë për Suedinë në Kampionatin Evropian

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 21:59

    Zlatan Ibrahimovic ka marr një dëmtim në gjurin e majtë dhe është më serioz sesa duhet, duke e shtyrë që ta mbyll para kohe sezonin, por edhe ta humb mundësinë për të luajtur në Euro 2020.


    Sulmuesi 39-vjeçar i kreu ekzaminimet mjekësore tek mjeku që e operoi në gju në kohën kur ishte pjesë e Manchester United, ndërsa ai i rekomandoi një terapi 6-javore për t’u rikuperuar.

    Rikuperimi duhet të bëhet që të shmangë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

    Megjithatë edhe pas gjashtë javësh nuk ka garanci që do të jetë i rikuperuar, ndaj vetë sulmuesi ka lajmëruar përzgjedhësin e Suedisë, Janne Andersson, se nuk do të jetë gati për të luajtur në Euro 2020.

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata Suedeze e Futbollit, që nëpërmjet një postimi në Tëitter i uron rikthim sa më të shpejtë në fushë, sulmuesit të mirënjohur.

    “Sot Ibrahimovic ka njoftuar trajnerin Janne Andersson se dëmtimi nuk do ta lejojë të luajë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Shpresojmë t’ju shohim në fushën e futbollit sa më shpejt Zlatan”, shkruan në komunikatën e federatës suedeze.

    Ibrahimvoci ishte kthyer në kombëtare pas shumë vitesh, ndërsa para disa muajsh u paraqit edhe në Prishtinë, në ndeshjen që Suedia e fitoi 3-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!