×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Hummels rikthehet në Dortmund

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 16:05

    Bayern Munichu ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi gjerman Mats Hummels do t’i bashkohet rivalit të tyre në Bundesligë, Borussia Dortmundit.


    Qendërmbrojtësi e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në këto dy klube, duke u rritur në akademinë e Bayern Munichut para se t’i bashkohej Dortmundit në vitin 2009.

    Ai i bëri 225 paraqitje në ligën gjermane me Dortmundin, ndërsa në vitin 2016 vendosi të kthehej në Allianz Arena, ku kishte luajtur në fëmijëri.

    Pas tre sezoneve me kampionin aktual të Gjermanisë, ai do të kthehet edhe një herë tjetër në westfalenstadion.

    Me këto dy klube, Hummels e ka fituar plot pesë herë titullin e kampionit të Bundesligës – tri herë me Bayernin, ndërsa dy herë të tjera me Dortmundin.

    Besohet se ai është transferuar në Dortmund për një shumë që mund ta arrijë vlerën prej 33 milionë funteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!