×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Llapi huazon yllin e skuadrës te Lokomotiva e Zagrebit

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 16:11

    Hajdin Salihu është huazuar nga Llapi te Lokomotiva e Zagrebit


    Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit me anë të një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, shkruan Reporteri.net

    Salihu ka debutuar me Llapin në Superligë si 17 vjeçar dhe është një lojtar me shumë perspektivë për të ardhmen.

    Ai do të jetë i huazuar te Lokomotiva deri në qershor të vitit 2021, me klubin kroat që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij më pas.

    Ky është njoftimi i Llapit:

    Zyrtare: Hajdin Salihu nga Llapi në Lokomotivë të Zabrebit

    Mbrojtësi 18 vjeçar kalon tek Lokomotiva në formë të huazimit

    Podujevë, 18 tetor 2020 – Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

    Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21.

    K.F. Llapi i dëshiron shumë suksese në Lokomotiva të Zagrebit. Presim që t’i tregon vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrij shumë lartë si futbollist. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!