×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Një tjetër futbollist shqiptar pasuron Superligën e Turqisë

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 17:54

    Një tjetër futbollist shqiptar do të transferohet në Superligën e Turqisë.


    Bëhet fjalë për Veton Tushën, që ka nënshkruar me Denizlisporin.

    18 vjeçari kosovar, që nga fillimi i sezonit ka qenë në prova, teksa duket t’i ketë bindur drejtuesit e ekipit që aktualisht pozicionohet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimmit.

    Marrëveshjen e konfirmoi vetë skuadra përmes një komunikate zyrtare.

    “Ne nënshkruam një kontratë profesionale me sulmuesin 18-vjeçar, Veton Tusha, i cili po stërvitet me ekipin tonë A që nga fillimi i sezonit. Në i urojmë suksese Vetonit me fanellën tonë të bukur gjelbër e zi”, ka shkruar ndër të tjera Denizli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!